River Plate ka arritur të fitoj derbin e madh të futbollit argjentinas ndaj Boca Juniors.
Ka qenë një ndeshje dramatike e cila përfundoi me rezultat minimal 1-0 për vendasit, me golin që erdhi në minutat shtesë.
Vendasit fituan një penallti në minutën e fundit, derisa Miguel Borja realizoi nga pika e bardhë për t’i dhënë tre pikët River Plates që qëndron në krye të tabelës.
Megjithatë në minutat e fundit pati një përplasje të madhe mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ku gjyqtari kryesor ndau hiq më pak se shtatë karton të kuq.
Te vendasit tre lojtarët që u ndëshkuan me të kuq ishin Palavecino, Gomez e Centurion, derisa në radhët e Bocas me të kuq u larguan Miguel Merentiel, Valentini, Fernandez dhe Almiron.
Me këtë fitore River Plate mbanë pozitën e parë në tabelë me 37 pikë, derisa Boca po kalon një periudhë të errët pasi ndodhet në pozitën e 13-të me vetëm 18 pikë.