Sevilla sërish në finalen e Europa League, për të shtatën herë. Skuadra andaluziane eliminoi Juventusin, duke u konfirmuar si “ekspertja” e këtij kompeticioni.
Ivan Rakitic, i cili fitoi Europa League me Sevillan në vitin 2014, thekson në konferencën për shtypin përpara derbit ndaj Real Betis, se në finale kaloi skuadra që e meritoi.
“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme për ata që e duan futbollin. Një mbrëmje fantastike. Bëmë një përpjekje të madhe për t’ia dalë. Në finale u kualifikua skuadra më e mirë.
Edhe ata që nuk janë tifozë me ne dhe panë ndeshjen, u bënë disi tifozë me Sevillan. Nuk arrij ta shpjegoj dot lidhjen që ne kemi me këtë kompeticion. Në 15 vitet e fundit është krijuar një lidhje spektakolare.