Qendërmbrojtësi 35-vjeçar është njeriu që do të jetë i ngarkuar për të ruajtur Haalandin, i cili ka thyer rekordet e Ligës Premier këtë sezon me 36 gola në 33 ndeshje.
Ai gjithashtu gjeti rrjetën 12 herë në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve, edhe pse norvegjezi nuk shënoi në të dyja ndeshjet me Real Madridin.
Duke pasur parasysh duelin në Stamboll, tifozët e Interit ndaluan makinën e Acerbit dhe i dhanë një dhuratë për të ndihmuar me Haaland – “një rrjetë peshkimi”.
Acerbi e pranoi me kënaqësi si një ‘shenjë fati’ dhe e vendosi brenda veturës.
Interi do të luajë ndaj Man Cityt më 10 qershor.