A mund ta shihni Cristiano Ronaldon te Bayern Munich…? Dikush mund ta konsiderojë një thashethem imagjinativ merkatoje, por përkundrazi është objektivi i një biznesmeni të pasur gjerman. Siç raporton gazeta gjermane “Abendzeitung”, sipërmarrësi Markus Schon i ka paraqitur CEO së klubit bavarez Oliver Khan një plan për ta sjellë CR7 në Bavari.
Në mendjen e biznesmenit të pasur është ideja e marrjes së portugezit direkt ose në formë huazimi, duke mbuluar deficitin midis ofertës së klubit gjerman dhe kërkesës së Ronaldos për angazhim, në mënyrë që të zgjeroheshin të ardhurat nga marketingu dhe shitja e fanellave për tifozët e Bayernit.
Ne do të marrim përsipër të paguajmë çmimin që tejkalon një shumë bazë, e cila do të përcaktohet nëse kompania jonë perceptohet qartë si ‘lehtësuese’ e transferimit. Në rast nënshkrimi, ne presim një pjesë të të ardhurave nga fanellat, ndërsa klubi kufizon rrezikun financiar”.
Është e qartë se Schon do të kërkonte uljen drastike të pagës së Ronaldos, i cili aktualisht merr 200 milionë euro në vit nga Al-Nassr. Një projekt i vështirë për t’u zbatuar, duke pasur parasysh se do të ishte një marrëveshje krejtësisht në kundërshtim me filozofinë e Bayern Munich. Klubi bavarez, me sa mësojmë, ende nuk i ka dërguar përgjigje propozimit të çuditshëm të Schon.