Juventusi përballet sot me drejtësinë në Itali dhe Xhuzepe Kine, prokurori i Gjykatës Federale ka kërkuar që bardhezinjtë të dënohen me 11 pikë dhe 8 muaj pezullim për drejtuesit e përfshirë në parregullsitë e plus valencave.
Por, për bardhezinjtë pritet edhe më e keqja e mundshme, zbritja në Serinë B. Diçka të tillë e ka zbuluar gazetari Marçelo Kiriko i cili ka folur për dënimet e mundshme që bardhezinjtë mund të marrin, duke iu refeuar bisedave që ka pasur me avokatë dhe persona juridikë.
“Juventusi duhet të bëjë një ndryshim rrënjësor, duke filluar që nga drejtuesit e deri te magazineri i klubit. Është një vit që duhet harruar, për më tepër ekziston edhe mundësia që klubi të dënohet me zbritje në Serinë B. Është një hipotezë e mundshme”, shprehet Kiriko. Diçka të tillë, e ka kërkuar edhe prokurori Xhuzepe Kine për parregullsitë që Juventusi ka pasur me rrogat gjatë Covidit, por për këtë do të ketë një seancë të dytë gjyqësore.