Cristiano Ronaldo bie në “sexhde” pas golit të shënuar!

Cristiano Ronaldo ka befasuar me veprimin e tij të fundit. Ai e ka festuar golin duke rënë në sexhde, në fitoren 3:2 të Al-Nassrit ndaj Al-Shababit.

Portugezi shënoi gol të bukur për epërsinë e Al-Nassr në minutën e 58-të.

Më pas, të gjithë bashkëlojtarët e shtynë atë të binte në sexhde. 38-vjeçari nuk i përket fesë myslimane.

Ishte goli i 14-të i Ronaldos në kampionatin arab.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, Al-Nassr ka tre pikë më pak se vendi i parë Al-Ittihadi.

Ronaldo fiton 200 milionë euro në vit tek Al-Nassri, që kur u transferua në janar të këtij viti.

VIDEO:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top