“A e ka parë njeri Yamal kundër Bayern?”! Tik-tokeri i Real Madrid donte të tallej, lojtari i Barcelonës i kthehet me komentin pas ndeshjes

Barcelona dhe Bayern u takuan në klasiken e mbrëmjes të mërkurën dhe Hansi Flick i dha një mësim Vincent Kompany. Ndërkohë ishte 17-vjeçari i Barçës ai që ishte në qendër të vëmendjes në kanalin e Javij Bridge, një tiktoker i famshëm nga Madridi që ndiqet nga më shumë se 1.8 milionë ndjekës.

Në pjesën e parë të ndeshjes, Bridge regjistroi një klip dhe pyeti: “A e ka parë njeri Lamine Yamal?” Në klip ai vazhdon duke thënë: “Yamal është i mirë për mua, por nuk mund ta shohësh në ndeshjet kundër Bayernit”.

Anësori i Barcelonës përfundoi një paraqitje të shkëlqyer me një asistim. Pas ndeshjes, Yamal vendosi të përgjigjet përmes komenteve. “Pusho fëmijë”, ka shkruar lojtari i Barcelonës dhe sigurisht ka marrë shumë pëlqime. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top