Trajneri Julian Ahmataj, që në fillim ka zhvilluar taktikë, ndërsa ka zgjedhur edhe formacionin që mund të luajë me Vllazninë.
Kështu, Ahmataj në portë me shumë mundësi aktivizon Abdullahun. Në mbrojtje, Doka, Najdovski, Lulaj, Mici.
Në mesfushë treshen Jonuzi-Lushkja-Deliu. Sulmi do të ketë ndryshime me treshen Hasani, Latifi dhe Jordi Jaku. Lojtari, i cili u mor nga Dinamo, është katapultuar menjëherë tek ekipi i parë dhe mund të luajë titullar me Vllazninë në Kukës.
Me këtë lëvizje disa nga futbollistët kryesorë të skuadrës qëndrojnë në stol. Pas stërvitjes së fundit, ekipi ka lënë Tiranën.