Ai kurrë nuk ka luajtur futboll, vetëm në video lojën FIFA – klubi çek nënshkroi me të sepse babai i tij i sponsorizoi
Skuadra e ligës së tretë çeke FK Viagem Usti nad Labem dy ditë më parë u bë hit, duke e bërë transferimin më të çuditshëm.
Përkatësisht, ata kanë nënshkruar me 22-vjeçarin Martin Podhajski, një njeri që nuk ka luajtur kurrë futboll në jetën e tij.
Ai është student i drejtësisë dhe punon në Viagem, kompania e pasurive të paluajtshme që është edhe pronare e klubit. Klubi e mori si lojtar sepse babai i tij sponsorizoi klubin Viagem me 20 mijë euro.
Ai kishte vetëm një kusht, ta lejonin djalin e tij të luante të paktën dhjetë minuta në sezon, dhe klubi ra dakord për këtë.
“Ai kurrë nuk ka luajtur futboll. Vetëm FIFA në kompjuter. Nëse dikush më jep para, do të lejoj këdo që të bashkohet”, ka thënë presidenti i klubit, Premisl Kuban, kompania e të cilit e bleu klubin për 4 milionë euro.
Tifozët e klubit e mbështetën këtë lëvizje dhe ai do të jetë në skuadër këtë fundjavë, por në stol.
Viagem aktualisht është në vendin e gjashtë në tabelë me dhjetë pikë nga gjashtë xhirot e para.