Analisti sportiv i pakënaqur me trajnerin serb të Partizanit, Behari: Mba duhej aktivizuar më herët, ndërrimet “i shpëtuan” kryeqytetasit

Analisti sportiv Behari ka komentuar se futja e Mba duhej bërë më herët. Në fakt dhe Veselinovic tha se zëvendësimet ishin të gatshëm dhe ndryshuan tablonë e takimit. Gazetari është parë i mërzitur për zgjedhjet e trajnerit serb në një sfidë ku të dyja ekipet kanë histori me njëra-tjetrën në duele. Behari është gëzuar për Mba-n dhe madje enkas ka sjellë në rikujtesë Maguette që u largua, por që me Mba ishin një kombinim perfekt që nuk duhej përçarë sipas analizës së tij.

Mba ishte njeriu që dha impaktin kryesor. Sapo u fut ai, ekipi ndryshoi sistemin e lojës dhe ai e ngriti moralisht atë e psikologjikisht. Partizani u shfaq më agresiv dhe u ngjit në sulm. ndërrimet ishin kyçe dhe mendoj ato i dhanë fitoren Partizanit. Skuadra avancoi dhe nuk ke çtë thuash më pasi Mba shënoi dopietë dhe padyshim është lojtari më i mirë sot në këtë ndeshje plot 4 gola e spektakël.”, u shpreh analist Behari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top