Analiza/ Hakmarrja e trajnerit gjerman kundër Bajernit

Barcelona ka triumfuar në ndeshjen e tretë në Ligën e Kampioneve kundër Bajernit, skuadër me të cilën, trajneri aktual i katalanasve bëri histori.Një 4-1 që ka bubullirë jo vetëm në Spanjë e Gjermani, por edhe në Europë. Një hakmarrje e madhe e Hansi Flikut, i cili kishte një llogari të hapur me Bajernin. Trajneri gjerman mbërriti në “Allianz Arena” me një profil të ulët dhe u bë një hero. Por as triumfe e mëdha me Bajernin nuk ishin të mjaftueshme për të për të pasur një “divorc” të qetë me klubin bavarez. Ai u largua nga dera e pasme vetëm disa muaj pasi u bë kampion i gjithçkaje, për shkak të mosmarrëveshjeve të tij me bordin.

Trajneri u largua nga Bajerni në fund të sezonit, duke përfituar edhe nga interesi i Gjermanisë për t’u bërë trajneri i kombëtares në fund të “Euro 2020”, që në fakt u luajt në vitin 2021 për shkak të pandemisë. Përveçse ishte në gjendje të drejtonte “Mannschaft”-in, arsyeja kryesore pse trajneri aktual i Barcelonës u largua nga Bajerni qëndronte në mungesën e mbështetjes së treguar nga drejtuesit e klubit. Ai kishte një kontratë afatgjatë me klubin bavarez të siguruar pas triumfit në sezonin 2019- 2020 ku ai dhe Bajenri i tij fituar 6 trofe. Ishte viti 2020 kur ai me Bajernin shkatërroi në gusht Barcelonën në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve 8-2 në Lisbonë.

Por problemet me drejtorin sportiv Hasan Salihamixhiç, nuk vonuan për t’u shfaqur. Plani i rinovimit të Bajernit përfshinte një politikë shpenzimesh minimale, që shkaktoi një përçarje të lojtarëve që po përfundonin kontratat e tyre dhe ardhjen e nënshkrimeve që nuk ishin për shijen e Flik. Të njëjtat arsye ishin një arsye bindëse për largimin e Guardiolës. Në vitin 2021, ishte Flik ai që u përplas me politikën e ashpër të klubit, duke gjeneruar një konflikt që e shtyu atë të niste një aventurë të re larg Mynihut.

Në rastin e trajnerit aktual të Barcelonës, ai pa futbollistë të rëndësishëm si David Alaba, Boateng, Alkantara dhe Perisiç të largoheshin midis 2020 dhe 2021, duke shkatërruar një projekt fitues si ai që Flik kishte arritur të krijonte. Mbrëmë në “Montjuiç”, ai i tregoi gjigantit gjerman se gaboi me të dhe rëndë madje. Një leksion 4-1!

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top