Topi i Artë është ende tema kryesore në Spanjë, ku shumë mbetën të zhgënjyer që Vinicius Junior nuk e mori çmimin. Duket se shumë ishin të sigurt se Vinicius Junior do të fitonte Topin e Artë, por në fund braziliani mbeti duarbosh, gjë që i tronditi vërtet të gjithë te Reali.
Në momentin e fundit, Real Madridi vendosi të mos udhëtojë në Paris dhe askush nga klubi mbretëror nuk mori pjesë në këtë ceremoni, e cila është me të vërtetë një lëvizje e paprecedentë.
Sigurisht që në momentin kur morën vesh se Rodri do të ishte vërtet fituesi i Topit të Artë, u bë kryefjala e Real Madridit dhe shumë lojtarë të kësaj skuadre deklaruan publikisht mbështetjen e tyre për Vinicius. Megjithatë, Carlo Ancelotti vendosi se nuk ka nevojë të flitet më për këtë, sepse skuadra e tij duhet të fokusohet në ndeshjet e ardhshme dhe për këtë arsye futi një rregull të veçantë.
Mediat spanjolle shkruajnë se Ancelotti u ka thënë dje lojtarëve të tij se në marrëveshje me Florentino Perez ka vendosur që është e ndaluar fare të përmendet Topi i Artë në dhomën e zhveshjes së klubit mbretëror. /Sport Ekspres/