Ancelotti: Reali, me fat që e ka Modricin, Bellingham tregoi karakter me reagimin e tij

Pas ndeshjes së fituar nga Reali i Madridit ndaj Celta Vigos, Carlo Ancelotti u pyet nëse e pa Bellinghamin të zemëruar me Vinicius:

“Nuk i pashë ankesat e tij ndaj Vinicius. Më duket një gjë e mirë, tregon karakter, i pashë duke folur me njëri-tjetrin, nuk mendoj se kanë ndonjë problem.”

Për pozicionin e Bellingham: “Pozicioni i Bellinghamit ka ndryshuar. Ideja ishte të futeshim me të në rreshtin e dytë. Më pëlqeu shumë. Ai ishte i vëmendshëm. Tchouaméni luajti mes mesfushës dhe mbrojtjes dhe aty kishim një problem ekuilibri në pjesën e parë, bëra një gabim që nuk u shpjegova qartë lojtarëve se çfarë duhej të bënin”.

Për Modric: “Luka gjithmonë jep kontributin e tij. Ai ka një cilësi kaq të madhe sa që na ndihmon gjithmonë dhe ka qenë shumë i rëndësishëm. Është futbollist fantastik. Ai nuk është një fëmijë, por është një profesionist i jashtëzakonshëm. Reali është me fat që ka këtë lojtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top