Andres Iniesta “vari këpucët në gozhdë”, Zinedin Zidane: Ne e duam futbollin falë lojtarëve si ti

Ish-mesfushori legjendar Andres Iniesta u tërhoq nga futbolli në moshën 40-vjeçare.Gjatë 22 viteve karrierë ai triumfoi 4 herë në Ligën e Kampioneve me Barçën, ndërsa spikati dhe me Spanjën ku fitoi 2 herë Europianin dhe 1 herë Kupën e Botës.

Ish-rivali i tij te Real Madridi, Zinedine Zidane ka reguar për këtë vendim të spanjollit.

“Ne e duam futbollin falë këtij lloj lojtari”, ka shkruar ish futbollisti francez në Instagram, duke postuar një foto me Don Andres.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top