Antonio Kasano i kthehet Inzagit: Nuk po e respekton Fratezin, meriton të luajë më shumë se Barela

Ish-sulmuesi i Interit, Antonio Kasano foli për “Viva El Fútbol” ku u ndal pikërisht te zikaltërit dhe mesfusha, në të cilën luan Nikolo Barela, jo pikërisht lojtari i preferuar i tij.“Nuk më pëlqeu Interi ndaj Empolit, ata ishin në panik dhe skishin asnjë moment në të cilën tifozët mund të çmenden si për Gavin, Frenki de Jong, prandaj them që duhet të luajë Fratezi dhe jo Nikolo Barela në kombëtare si në Inter, sepse është fusha që i thotë këto gjëra”.

Nuk mund të luajnë bashkë?
“Por atëherë ju duhet të hiqni Mikhitarian, pa harruar fenomenin tjetër që është Piotr Zielinski, të cilin do ta shihni kur të jetë mirë…”.

Cili është vizioni i Inzagit?
“Në idenë e tij është gjithmonë mesfusha me Hakan Çalhanoglu, Barela dhe Mikhitarian, dhe për të mos vënë Barelën në konkurrencë me Fratezin, i cili vitin e kaluar bëri më mirë dhe po ecën më mirë këtë vit. Është mungesë respekti ndaj djalit, fusha flet dhe thotë që Fratezi duhet të luajë më shumë se Barela, por ai ende luan ndërsa Fratezi jo. A është marrë ndonjëherë në konsideratë në ndeshjet që kanë rëndësi?”.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top