Arabia bën me dhimbje koke Juventusin, bardhezinjtë mund të humbin yllin e skuadrës për shkak të… Salahut

Në momentin që kishin nisur bisedimet për një rinovim të mundshëm të kontratës mes tyre, Juventusi dhe Federiko Kieza kanë vendosur që të ngrenë frenat e dorës në mënyrë të menjëhershme. Arsyeja vjen nga Anglia, konkretisht nga Liverpuli, i cili duket se është rikthyer në sulm të sulmuesit italian, duke parë edhe ofensivën arabo-saudite për Mohamed Salahun.

Për këtë të fundit janë gati diçka mes 110-115 milionë eurove, ndërsa për egjiptianin 200 milionë euro rrogë për tri vite. Kjo ofertë mund të shkaktojë një efekt bumerang në të gjithë merkaton europiane, por për sa i përket Jyrgen Klopit, trajneri gjerman i të kuqve sheh vetëm Federiko Kiezën si zëvendësuesin e duhur të Mohamed Salahut. Nga ana tjetër, Juventusi ka shumë nevojë për Kiezën, për sa u përket skemave të Masimiliano Alegrit, por nga ana tjetër ka edhe më shumë nevojë për miliona të rëndësishme me dy sulmet e mëparshme të të kuqve që arritën deri në 60 milionë euro.

Por ndoshta, me 115 milionë që Al-Itihad ofron për të dhe duke parë se sa pak ditë kanë mbetur nga mbyllja e merkatos europiane, Klop dhe Liverpuli sigurisht që do të rrisnin ofertën për Kiezën, pse jo duke i shpenzuar edhe të gjitha paratë që mund të arkëtonin në rast akordi të Salahut, pasi koha shtrëngon dhe të tentosh të shkosh deri në merkaton e janarit pa një zëvendësues të egjiptianit do të ishte një autogol që askush në Liverpul nuk do të donte që ta provonte, duke parë se si shkoi edhe sezoni i kaluar.

MORATA 3 – Po Juvja, çfarë do të bënte në rast largimi të Kiezës? Tashmë emrat njihen nga të gjithë, por karta më e sigurt është rikthimi i Alvaro Moratës, të cilin drejtori sportiv i Juventusit, Kristiano Xhuntoli, e ka bllokuar tashmë. Fundja, duke parë që “zonja e vjetër” nuk mund t’i lejojë vetes asnjë hap fals tjetër këtë sezon, është më mirë që të shkojë te dikush që e njeh si Morata, sesa të tentojë një bast të rrezikshëm për vazhdimësinë e sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top