Skuadra shqiptare, Egnatia ka barazuar rezultatin ndaj Ararat në ndeshjen e kualifikueseve për Conference League.
Ekipi shqiptar ishte në disavantazh, por në minutën e fundit barazoi sulmuesi i Egnatias, Dwamena, shkruan LIG Sport.
Dwamena i cili njihet si lojtari më i mirë i Egnatias realizoi golin e barazimit në minutën e 97’të.
Sulmuesi shënoi pas një tollovie në zonën e 16-metërshit dhe ishte rasti i fundit në këtë takim.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave zhvillohet javën tjetër në Shqipëri.