Antonio Kodrinaj është një ndër aktortët e rinj shqiptar që po korr sukses në kinematografinë. Filmi i tij më i fundit “Sophia” u mirëprit nga të gjithë dhe duket se nga ai moment ofertat për të janë shtuar edhe më shumë.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Antonio bëri një rrëfim për të gjithë karrierën e tij, ku nuk la pa përmendur as miqësinë që ka me çiftin Eduart Grishaj-Arbana Osmani.
Pas përfundimit të filmit, ata janë miq shumë të mirë dhe kjo ka bërë që për Antonion mos të mungonte ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”.
Ai ka zbuluar se Arbana i ka thënë që në edicionin e parë, por nuk ka pranuar pasi nuk është tip i debateve. “Raportet i ruaj më të gjithë bashkëpunëtorët e mi edhe pas mbarimit të filmave. Nuk jam tip që krijoj debate. Kam miqësi shumë të mirë me Eduartin dhe Arbanën, dalim për dreka dhe darka.
Arbana më ngacmon ndonjëherë nëse do të futesh në “Big Brother”, por nuk jam tip i “Big Brother”. Unë nuk debatoj, nuk kam qejf me u fut në ato intrigat aty, jam shumë tip i thjesht.
Ma kanë pas thënë edhe një herë më parë, por unë e refuzova, që tek “Big Brother” i parë. Nuk e ndjej në formatin tim. Por e shikoj aty që kemi një shkodran që po na kënaq”, tregoi aktori.