Arbana ndan lajmin e trishtë për tërmetin në Turqi, Olta aktron pa pikë turpi

Mbrëmjen e sotme Big Brother VIP ka nisur ndryshe. Për herë të parë banorët u njohën me një ngjarje që ka ndodhur jashtë shtëpisë.

Ishte pikërisht tërmeti që ndodhi në Turqi, pamjet virale u shfaqën për banorët. Arsyeja ishte sensibilizimi dhe hapja një llogarie nga Big Brother VIP dhe “Fundjavë Ndryshe” për të mbledhur ndihma për njerëzit në nevojë.

Kujtojmë se tërmeti që ndodhi në Turqi dhe Siri ishte një nga më të fortët në 100 vitet e fundit dhe ka lënë shumë vik.tima.

Nga ky tërmet deri më tani janë konfirmuar se kanë humbur jetën 25 mijë persona, ndërsa mendohet që numri të jetë edhe më i madh për shkak se mjaft persona kanë mbetur nën rrënoja.

Ajo që ju bëri të gjithë përshtypje ishte momenti kur Arbana ndau lajmin e trishtë për tërmetin dhe aktrimi i Oltës që u dallua lehtësisht nga të gjithë.

Kujtojmë që Olta me këtë pjesën e tërmëti ka edhe histori të tjera. Për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri tha se e përjetova shumë keq dhe u tremba shumë, por në fakt realisht s’ka qenë fare në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top