Kiara dhe Luizi gjatë javës kanë pasur një sërë mosmarrëveshjesh.
Ata kanë pasur momente kur kanë debatuar me njëri-tjetrin, madje për këtë ata kanë folur edhe gjatë prime.
Në një klip të shfaqur, shihet Kiara e tërhequr nga Luizi, në një moment kur ai ishte me dhimbje koke, ajo ka injoruar atë.
Ndërsa, Luizi e ka mbrojtur atë duke thënë se Kiara është kujdesur gjithmonë për të, mirëpo ajo e “bënë në mënyrën e saj”.
Po ashtu, edhe opinonistët thanë se ajo është parë e tërhequr.
Opinonisti, Arbër Hajdari i tha Luizit “Bravo të qoftë që i duron sjelljet arrogante të Kiarës”.
Kiara tha se ajo kujdeset për publikun, ndërsa ata jashtë shtëpisë nuk e shohin.