Armando Broja bind Poçetinon, sulmuesi kuqezi do të qëndrojë tek Çelsi

Armando Broja nuk do të jetë në shitje në merkaton e janarit.

Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Sport” teksa raporton që Maurisio Poçetino kërkon që ta mbajë në skuadër.

Trajneri është bindur nga performancat e fundit të sulmuesi të Kombëtares kuqezi edhe pse nuk ka qenë në formën më të mirë për shkak të dëmtimit të gjatë. Broja arriti të fitojë penallti ndaj Manccester Sitit dhe ndaj Junajtid u ndal veteëm nga shtylla.

Rikujtojmë që në Premier Ligë janë disa skuadra si Uest Hem dhe Fulhem që duan Brojën, por tashmë do t’ju duhet të presin ose të tërhiqen nga gara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top