Armando Broja në radarët e rivalëve të Çelsit, por gjithçka varet nga blutë e Londrës

E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë tek Uolvesi, po në Premier Ligë.

Drejtuesit e “Ujqërve” kanë identifikuar sulmuesin shqiptar si profilin e duhur për të përforcuar sulmin në këtë merkato janari, duke i bërë konkurrencë Fulhemit.

Por gjithçka do të varet nga përforcimet që do të bëjë Çelsi pasi drejtuesit janë të pakënaqur nga reparti i avancuar. Ata kërkojnë një “bomber” të konfirmuar (mund të jetë edhe Benzema, marrëdhënia e të cilit me Al-Itihad është thyer plotësisht).

Rikujtojmë që Broja ka bërë 17 paraqitje për Çelsin në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, duke shënuar dy herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top