Chelsea ka nisur grumbullimin e skuadrës, ku duket se për “Blutë” nuk ka mungesa. Për t’i bërë këto seanca stërvitore më interesante, klubi ka vendosur t’i bëjë pyetje interesante lojtarëve.
Përpara se të hynin në qendrën stërvitore, disa lojtarëve iu bë pyetja: “Cila është kënga e fundit që keni dëgjuar përpara se të vinit në stërvitje”.
Mes këtyre lojtarëve ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, përgjigja e të cilit ishte: “Back to the Moon (Rikthim në Hënë)”, nga artisti Gunna.