Asani një “bishë” e vërtetë në Azi, mëngjarashi i Kombëtares kryeson në Champions para Cancelos, Otavios e Oscar

Jasir Asani vetëm po shkëlqen në Korenë e jugut. “Ylli’ mëngjarash i Kombëtares është rikthyer te goli në Champions League Aziatik jo me një por me dy gola. Ish-i i Partizanit luan si anësor te Gwangju (klub në K1 League), me sa shihet po kthehet në bomber të vërtetë.

Statistika që të bie në sy nuk janë golat që ai tashmë po i “servir” si të dojë e kur të dojë, por vlerësimi i pas ndeshjeve. Asani mesatarisht pas çdo ndeshjeje është korrektuar me notën 8.6, një notë “magjistarësh”. Jasiri kryeson këtë listë sipas faqeve ndërkombëtare të statistikave të futbollit duke lënë pas emra të famshëm siu Cancelo e Bono të “sheikëve” Al Hilal, Oscar braziliani, Ibanez dikur te Roma dhe Otavio shok skuadre me CR7.

Futbollisti i Kombëtares po ndihmon klubin korean që të kryesojë renditjen në Champions të Azisë për pjesën e Lindjes pasi kujtojmë që kompeticioni ELITE ndahet në Perëndim dhge Lindje në kontinentin aziatik që përdor format tjetër nga Europa jonë. Shqiptari me 2 golat e sotëm e çon në 6 numrin e golave në listën e golashënuesve.

Lista e kryesuar nga Jasir Asani në Azi

Asani një "bishë" e vërtetë në Azi,

Lajmërimi i Golit të Asanit nga klubi korean

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top