Asani zbulon se braziliani Sylvinho ka nisur ta mësojë gjuhën shqipe

Futbollisti shqiptar nga Shkupi, Jasir Asani, i ka fituar zemrat e tifozëve shqiptarë me dy golat e shënuara në kualifikimet e “Euro 2024” ndaj Moldavisë dhe Polonisë.

Futbollisti që luan në Korenë Jugore më skuadrën Gëangju është rrëfyer në një intervistë të gjatë për Lajmi.net.

28-vjeçari ka folur edhe për trajnerin brazilian të Kombëtares, Sylvinho, për të cilin i ka zbuluar disa të pathëna.

“Ai ka filluar të flas shqip. Megjithatë, flasim italisht dhe anglisht. Është një trajner i madh ai dhe i gjithë stafi. E ka bërë një atmosferë të jashtëzakonshme. Na ka ndihmuar shumë”, ka thënë në intervistën për Lajmi.net, Jasir Asani.

“Stafi i ekipit na ka dhënë shumë liri. Kjo ndikon në grup dhe të gjithë po bëjnë cmos që ta japin maksimumin”, shtoi Asani.

Shqipëria mund ta përfundojë çështjen e kualifikimit për në Euro 2024 me një fitore kundër Republikës Çeke në Air Albania më 12 tetor, ku do ta luan vetëm një ndeshje.

Dy ndeshjet e fundit për Shqipërinë janë më të lehta në letër pasi që kombëtarja shqiptare do të luan në nëntor si mysafirë të Moldavisë kurse në shtëpi presin skuadrën jo favorite, Ishujt Faroe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top