Në ndeshjen e tij të 1300-të si trajner i parë, Karlo Ançeloti shtoi një fitore të re në rekordin e tij tashmë të gjerë: një fitore e pastër dhe me spektakël ndaj Bragës (3-0), me tre lojtarët sulmues që ai rreshtoi kundër portugezëve që shënuan: Brahim, Vinicius dhe Rodrigo.
Por kjo fitore e ndihmon italianin e stolit të Reali të kalojë figurën e një tjetër legjende në stol, Sër Aleks Ferguson, i cili deri të mërkurën kishte privilegjin të mbante rekordin e të qenit trajneri me më shumë fitore (115) në të gjithë historinë e Ligës së Kampioneve.
Pasi ka mposhtur skuadrën nga veriu i Portugalisë, Ançeloti tani mund të mburret me 116 fitore në Champions… pjesën më të madhe të të cilave nën drejtimin e Realit të Madridit. Ai ka udhëhequr “los blancos” në 40 fitore në 54 ndeshje në Champions. Me Milanin ai ka arritur 39 fitore në 73 ndeshje.