Asnjë fitore ndaj Egnatias, a do ta “thyejë” Ilir Daja “tersin” ndaj kampionëve?

Egnatia – Dinamo do të marrë vëmendjen e tifozëve në javën e 10-të të Superiores. Dy ekipet pretedente do të sfidohen mes tyre në “Egnatia Arena”, takim që do të luhet ditën e premte në orën 14:00.

Historia e përballjeve në të kaluarën mes tyre tregojnë se rrogozhinasit shihen si favoritë ndaj “Bluve”. Kjo pasi statistikat e dueleve direkte mes tyre “flasin” në gjuhën e kampionëve.

Kështu në 10 përballjet e fundit mes tyre, Egnatia ia ka dalë të triumfojnë në 6 raste, 4 të tjera kanë përfunduar në barazim. Kjo do të thotë se dinamovitët nuk e njohin fitoren ndaj kampionëve aktualë dhe 3 pikët në “Egnatia Arena” ditën e premte kthenen në një mision për Ilir Dajën.

Por a do të mund t’ia dalë timonieri Daja dhe ‘djemtë’ e tij të “thyejnë tersin” ndaj kampionëve apo statistikat do të thellohen në favor të Egnatias? Sigurisht që përgjigjen e kësaj pyetje do të na e japi fusha e blertë dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shijojmë spektaklin për 90-të minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top