Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të premte përballë Çekisë, sfidën e vlefshme për Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, do të startojë në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide ka folur mesfushori tetovar, Nedim Bajrami.
“Nesër është sfidë tjetër nga ajo e një viti më parë ku shënova gol, do japim maksimumin ndaj një skuadre të fortë në shtëpi dhe në aspektin fizk gjithashtu. Na mungojnë disa lojtarë por kemi djemë të rinj si Tuçi.
Gjithë cunat janë gati, na mungojnë shumë lojtar si Gjimshiti e Broja. Sa të fillojë ndeshja do të jemi gati ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Besoj se çdo ndeshje ka peshën e vetë por ne do të hyjmë për të fiituar. E njohim kundërshtarin. Nesër do të jetë një lojë shumë e rëndësishme për të gjithë. Çekia s’e ka harruar barazimin me ne brenda në shtëpinë e saj dhe humbjen ndaj nesh.
Për të fituar grupin është herët për t’a shprrehur, duhet parë ndeshje pas ndeshje. Ne jemi përgatit shumë mirë për ndeshjen e nesërme. Si skuadër jemi të fortë dhe kemi lojtarë që janë lart individualisht.
Çekia brenda luan shumë mirë por ne jemi gati për nesër. Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe nga ballafaqimet e kaluara me çekët, të cilët ushtrojnë shumë presion kur janë ekip vendas. Nuk kam folur shumë me Laçin dhe Tuçin që luajnë në Çeki”, tha Bajrami.