Asnjë gol i pësuar në Champions, Gjimshiti: Mbrojtja është pika më e fortë

Atalanta nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi me Sëlltikun, por pas tri ndeshjeve në Ligën e Kampioneve nuk ka pësuar asnjë gol. Në lidhje me këtë apo edhe pozicionin në tabelë, ka folur Berat Gjimshiti:

“Unë mendoj se u munduam shumë për të gjetur golin, por nuk e arritëm dot. Kjo për shkak se është e vështirë të shënosh kundër një muri. Ishte e vështirë.

Mendoj se duhet ta kishim fituar këtë ndeshje sepse krijuam shumë raste shënimi dhe duhet të zhbllokoheshim në pjesën e para sepse aty Sëlltiku la më shumë hapësira. Duhet të krijonim më shumë, nuk e di, është e vështirë ta thuash tani, por na nevojiteshin tri pikë, por ishte edhe çështje fati”, tha mbrojtësi fillimisht.

POZITA- “Ne kemi edhe pesë ndeshje për të luajtur dhe aty do të vështirësohet edhe më shumë. Po ta shihje edhe këtë ndeshje, Sëlltiku po mbrohej me 10 lojtarë brenda në zonë. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë kështu, të ecim përpara dhe mendoj se dotë marrim pikët që duam. Luhet shpesh, çdo tre katër ditë dhe duhet të përgatitemi”.

MBROJTJA ME 0- “Unë mendoj se shifra zero në kolonën e golave të pësuar nga ekipi ynë tregon shumë mbi repartin tonë dhe pikën e fortë të Atalantës. Edhe në ndeshjen kundër Sëlltikut nuk e kishim të lehtë që të ruanim portën të paprekur. Sëlltiku është një ekip i shpejtë, i cili pret momentin për të goditur me kundërsulm. Si kolektiv kemi bërë një punë të mirë pasi kemi mbuluar zonat boshe”, tha Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top