Aspak e drejt, ja çfarë përfshin kontrata e firmosur nga Luizi me Top Channel

Burime për “Iconstyle.al” bëjnë me dije se gjithçka nisi kur pija e preferuar energjike e Luizit në shtëpinë e “BBV” ofroi 200.000 euro për imazhin e tij.

Meqë Luizi nuk ishte në dijeni të ofertës së kompanisë (më e lartë se çmimi i BBV), Top Channel përfitoi nga situata t’i ofrohet Luizit me një shumë më të vogël, për të marrë në menaxhim imazhin e tij, duke supozuar se po keqpërdoret.

Kjo kontratë sigurisht ka një afat edhe një çmim. Një vit është afati i parashikuar i marrëveshjes së Luizit me “TCH”, ndërsa të drejtat autoriale të tij janë “shitur” për 100.000 euro.

Burimet tona tregojnë se në mungesë të informacionit, vetë Luizi ka firmosur në dhomën e rrëfimit kontratën, duke rënë dakord që të jetë nën menaxhimin e “Top Channel”, që pretendon t’i ruajë imazhin.

Me një gur, dy zogj- TCH shfrytëzoi rastin që jo vetëm të përdorë imazhin e Luiz Ejllit, por edhe të marrë çdo fitim të tijin, përfshirë këtu reklamat nga llogaria në Instagram, për të cilën po lufton aq shumë ta zotërojë.

Duke pasur në menaxhim imazhin e Luizit, të blerë për 100,000 euro, televizioni po lufton të pengojë gjithashtu mbledhjen e kontributeve të popullit në GoFundMe, të hapur nga familjarët e këngëtarit.

Jo vetëm kaq, por televizioni i babëzitur po vjedh çdo ditë mijëra euro nga dhuratat e publikut për konkurrentët, fitime që duket se s’ka ndërmend t’i ndajë me askënd prej tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top