Atalanta u eliminua nga Champions, Berat Gjimshiti: E vështirë të gjejmë fjalë, të ringrihemi pas gabimeve

Atalanta nuk ia doli të vazhdonte rrugëtimin e saj në Champions League. Skuadra e Berat Gjimshitit u mposht 3-1 nga Club Brugge, ndërsa kjo ishte edhe humbja e dytë pas duelit të parë të humbur 1-2.

Pas kësaj disfate ka folur kapiteni i Kombëtares. Gjimshiti shfaqet shumë i zhgënjyer, ndërsa nënvizon se nga gabimet duhet të mësojmë dhe të ringrihemi.

“Është e vështirë të gjesh fjalët, komplimente atyre. Në pjesën e parë kanë bërë tre gola në kundërsulm. Duke shënuar menjëherë komplikuan ndeshjen tonë. Gjëja më e rëndësishme ishte shpirti. Nuk u dorëzuam, tani duhet të rinisemi dhe mendojmë për kampionatin.

Ata kanë një skuadër të mirë, luajnë mirë futboll. Na vendosën më shumë në vështirësi në ndeshjen e parë se sa në të dytën, ku ishin vdekjeprurës. Në një ndeshje kaq të rëndësishme nuk mund të shkosh në disavantazh 0-3 në fund të pjesës së parë.

Tani duhet të karikojmë bateritë, të mësojmë nga gabimet dhe të rinisemi”, përfundon mbrojtësi.

Back To Top