​Atletico Madrid ndaloi përgjithmonë 9 tifozë të hyjnë në stadium

Klubi i La Ligës spanjolle, Atletico Madrid, ka suspenduar përgjithmonë nëntë tifozë për racizëm dhe sjellje të pahijshme, pas incidenteve në derbin kundër Real Madridit dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benfica.

Gjatë derbit të Madridit, një sërë objektesh dhe pishtarësh u hodhën nga tribuna e poshtme në pjesën jugore të stadiumit, ndërsa në Lisbonë disa tifozë u sollën në mënyrë raciste.

Procesi i identifikimit të personave të përfshirë ka zgjatur gati një muaj dhe klubi në bashkëpunim me policinë kanë ekzaminuar të gjithë materialin.

Klubi arriti të identifikojë nëntë persona të cilëve iu është ndaluar përjetimi të ndjekin ndeshjet e Atletico.

“Ne dënojmë fuqishëm çdo shprehje të dhunës dhe angazhimin tonë për të luftuar kundër këtij lloj qëndrimi që nuk ka vend në futboll dhe dëmton imazhin e Atletico Madridit”, tha klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top