Situata që po kalon Juventusi nuk është ndër më të mirat, teksa pak ditë pasi iu hoqën 10 pikët e lanë jashtë Ligës së Kampioneve, bardhezinjtë po përballen me një tjetër hetim dhe një tjetër seancë gjyqësore. Këtë herë, “zonja e vjetër” ka çështjen e pagave gjatë Covidit, duke qenë se janë bërë shumë parregullsi […]
Gjendet pasardhësi i Korreas, Interi bën gati ofertën për sulmuesin që ja kaloi Mesit e Nejmarit
Folarin Balogun është objektivi i ri i Interit. Sulmuesi amerikan vlerësohet në Milano si pasardhësi i mundshëm i Hoakin Korreas, me argjentinasin që nuk bind dhe duhet të bëjë gati valixhet edhe pse mbërriti si një nga investimet më të rëndësishme të dy viteve më parë, kur Lacios iu paguan 31 milionë euro. Balogun është […]
EKSKLUZIVE/ “Zemërthyer” me drejtuesit, mesfushori i Partizanit nuk e feston titullin. Ja largimi i parë nga të kuqtë
E kërkuam gjithandej, por nuk e gjetëm. Nëse do të kishte një të munguar të madh në festën e djeshme të titullit kampion, ishte Engjëll Hoti. Mesfushori i avancuar ditën e djeshme nuk ishte pjesë e skuadrës ndaj Teutës dhe nuk mori pjesë në festën e titullit kampion, rrjedhimisht nuk mori as medaljen e […]
Titulli që vlen 166 milionë paund, cila është kampionia më e pasur e historisë
Mançester Siti do të arkëtojë 166 milionë paund vetëm nga shpallja kampion në Premier Ligë këtë sezon, shifra më e lartë e fituar ndonjëherë nga kampionia e Anglisë. Kur skuadra e Guardiolës fitoi titullin e katërt të Premier Ligës në 5 vitet e fundit majin e shkuar, ata arkëtuan 153 milionë paund, por kjo shifër […]
“Gjueti” talentesh, kampionët e Partizanit “hedhin grepat” për futbollistin 20-vjeçar
Irgi Kasalla është një nga shënjestrat e kampionëve të Partizanit në merkato. Mesfushori i Korabit shihet si një element premtues për të ardhmen dhe Partizani ka nisur ta monitorojë. 20-vjeçari duket gati për një hap të madh, por mbetet për t’u parë nëse Partizani do të mendojë ta afrojë menjëherë apo do të veprojë si […]
“Më mirë të më thonë bir k… sesa juventin”/ Materaci tregon përballjen epike me tifozin në Napolin
Nëse ka një antijuventin të deklaruar dhe që e konfirmon sa herë i jepet mundësia, ai është Marko Materaci. Ish-mbrojtësi i Interit, në kanalin e tij në “YouTube” ka treguar së fundmi një anekdotë, të pak ditëve më parë. “Isha në Napoli, po edhe pse nuk bëj tifozllëk për ata, e vërteta është se sivjet […]
“Ju kampion me VKM”, “Tirona Fanatics” reagon ashpër pas kurorëzimit të Partizanit: Serial i denjë për Netflix…
Tirana nuk ia doli të festonte titullin e dytë kampion radhazi, teksa pas barazimit 2-2 ndaj Bylisit në javën e parafundit, i dha shansin Partizanit për t’u kurorëzuar për herë të 17-të në histori. Pavarësisht se e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta, në fund ishin “Demat e Kuq” ata që festuan. Ndërkohë së fundmi, […]
Fund dramatik, skuadra e Balotelit dhe Tramezanit bie nga kategoria
Çfarë zhgënjimi për Sionin! Skuadra që së fundmi u drejtua nga Paolo Tramezani dhe kishte në përbërje një lojtar si Mario Baloteli, ka rënë nga kategoria në Zvicër, duke u renditur në vendin e fundit, në kampionatin me 10 ekipe. Edhe pse në fillim të sezonit, pretendimet për Sionin ishin madhore, gjithçka shkoi si mos […]
Milani transferon fantazistin e Bundesligës, “djalli” tani nis nga puna për mesfushorin belg
Siç raporton “Sportmediaset”, Milani mund të punojë shumë në tregun e transfertave me parametra zero. I fundit që po monitorohet nga Maldini dhe Masara do të ishte ai i Juri Tilemans. Mesfushori belg sapo ka përfunduar kampionatin me Lesterin dhe ka rënë një kategori më poshtë. I lindur në vitin 1996, kontrata e tij është […]
EKSKLUZIVE/ “Stop punëtorëve sezonalë”, Idrizi “shkrin” ekipin: Sherri ishte kot, Korabi na rrahu me meritë
Sinan Idrizi “shkrin” Flamurtarin. Pas dështimit të objektivit “Superiore”, presidenti merr situatën në dorë. Mblodhi dje stafin teknik dhe lojtarët, u shpërndau rrogën e muajit dhe u dha të gjithëve pushime. Gjasat janë që për sezonin e ri do të kemi një skuadër krejtësisht të re. Rrugët me shumë mundësi do të ndahen edhe me […]