Autor i dy golave në Klasike, Bekim Balaj diplomatik: I lumtur që shënova, por rëndësi ka fitorja e Vllaznisë

Vllaznia mori një fitore të artë në transfertë përballë Tiranës, në supersfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.

Klasikja e Shqipërisë e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, përfundoi 3-4 në favor të shkodranëve. Pas kësaj sfide ka folur kapiteni dhe autori i dy golave për Vllazninë, Bekim Balaj.

“Sigurisht që për mua është e rëndësishme të shënoj, pasi si sulmues golat janë të rëndësishëm. Por më vlerë kanë pikët dhe fitorja e Vllaznisë. Arrita të shënoj, 3 pikët, perfekte për ne. Nuk kam bërë përzgjedhje kujt i shënoj, por derbi i Shqipërisë është një ndeshje e luftuar.

Golat janë të njëjtë për mua, si kundër Tiranës e kujt tjetër. Me Esat Malën jo vetëm unë, por çdo lojtar ndihet mirë. Ai është një lojtar që krijon hapësira, shënon, asiston dhe është deçiziv”, tha Bekim Balaj.

Back To Top