AXHENDA/ Nga emocionet e Klasikes te dueli interesant i Korçës, njihuni me SFIDAT e javës së 11-të të Superiores

Superiorja ditën e djeshme ka mbyllur javën e 10-të të saj dhe tashmë ekipet nuk kanë shumë kohë për të pushuar dhe do të rikthehen shumë shpejt në fushën e lojës. Madje që në mesjavë do të përballen mes tyre për llogaritë e javës së 11-të të kampionatit.

Duele mjaft interesante janë në program që do të luhen në 2 ditë. Të mërkurën do të luhen 3 takime. Gjithçka do të ngre siparin e kësaj jave sfida mes Laçit dhe Egnatias, takim që do të luhet në Kurbin në ornë 14:00.

Më pas në orën 17:00 do të luhen paralelisht Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë dhe dueli interesant i Korçës mes Skënderbeut dhe Partizanit. Gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë tek këto dy sfida, të cilat do të tregojnë shumë për objektivat e skuadrave.

Ndërkohë ditën e enjte do të luhen 2 takimet e mbetura.po në orën 17:00 do të jetë vëmendja në Elbasan dhe në Durrës. Në “Elbasan Arena” do të sfidohen mes tyre Dinamo dhe Bylis, ndërsa në “Niko Dovana” merr vëmendjen përplasja mes Teutës dhe Elbasanit.

Back To Top