Bajerni i Mynihut shtyp edhe Shtutgartin me 4 gola, “hat trick” i Harri Kejnit në festivalin e golave bavarez

Bajerni i Mynihut është kthyer në një makineri golash këtë sezon. Preja e radhës e festivalit të golave të bavarezëve ka qenë Shtutgarti. Ekipi i drejtuar nga Kompani ka shtypur me rezultatin 4-0 Shtutgartin. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte Harri Kejni. Tre prej golave të shënuar mbajnë autorësinë e tij.

Sulmuesi anglez tundi rrjetën në minutat 57, 60 dhe 80. Ndërkohë në minutën e 89 ishte Kingsli Komani ai që vulosi përfundimisht shifrat në 4-0. Bajerni shkon në kuotën e 17 pikëve, duke kryesuar kampionatin me numër të barabartë pikësh me Lajpcigun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top