Nedim Bajrami doli nga fusha i dëmtuar dhe me ndihmën e mjekëve në minutën e 67-të të ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Fantazisti nga Tetova kapi keq kaviljen gjatë një aksioni dhe menjëherë u zëvendësua nga trajneri Silvinjo për të mos rrezikuar më shumë.
Megjithatë, “Panorama Sport” mëson se nuk bëhet fjalë për diçka serioze. Bajrami është kontrolluar nga stafi mjekësor i Kombëtares edhe pas ndeshjes dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz.