Bajrami jep asistin vendimtar, Empoli mund Interin në “San Siro” pas 19 vitesh

Empoli ka bërë surprizën e kësaj jave në Serinë A, teksa ka mposhtur në ”San Siro“ Interin. Zikaltërit vinin në këtë sfidë si fitues të Superkupës, por festën në fushë e kanë bërë miqtë me Nedim Bajramin protagonist.

 

Duket se lodhja e Superkupës kishte bërë të vetën pasi Interi ishte në hije dhe nuk krijoi thuajse asgjë në pjesën e parë, teksa Onana në anën tjetër u detyrua të bënte disa pritje për të shmangur golat. Njëkohësisht, Skrinjar i dha një disavantazh të ndjeshëm skuadër së tij teksa e la me 10 lojtarë duke u ndëshkuar me të kuq.

Në pjesën e dytë pritej ndryshimi i Interit, por diferencën e bëri i riu Baldanzi i cili mori një asist perfekt nga Bajrami para se të cconte topin në rrjetë. Ndryshimet te Interi, mes të cilave edhe aktivizimi i Asllanit, zgjuan zikaltrit që u munduan që të gjenin të paktën barazimin, por asnjë nuk ia doli të tundte rrjetën dhe sfida u mbyll me suksesin e Empolit, i cili kthehej të fitonte në “San Siro” për herë të parë pas 19 vitesh.

Kështu, Interi mbetet 13 pikë pas Napolit kryesues, teksa duket se i ka dhënë lamtumirën thuajse përfundimisht ëndrrave për titull me këtë humbje të 6 të këtij edicioni.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top