Tre ditë që nga hyrja në Big Brother VIP3, banorët kanë nxituar të afirmojnë pozicionin e tyre në shtëpi, duke nisur nga debatet, intrigat dhe aleancat. Por sa të dashur janë ata për publikun?
Një studim përmes Metodologjisë së Terra synon të hedhë dritë mbi dinamikat e ndërveprimit të përdoruesve në profilin e Instagramit të “Big Brother Albania”, me qëllim zbulimin e nivelit të popullaritetit të secilit banor dhe identifikimin e modeleve ku angazhohet audienca në përmbajtjen e ofruar.
Përmes një metodologjie inovative, Terra ka analizuar numrin dhe natyrën e “reactions” të përdoruesve ndaj postimeve të ndryshme, me një fokus të veçantë në mënyrën sesi reagimet ndahen mes banorëve të shtëpisë kur përmenden në të njëjtin postim.
Grafiku i mëposhtëm tregon renditjen sipas numrit të postimeve nga BBVIP për banorët. Bazuar në frekuencën e ekspozimit të secilit banor, e cila kryhet në bazë të situatave që formohen në shtëpi, ndërveprimeve të banorëve me njëri-tjetrin, kemi feedback-un e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Sipas matësit, banori që ka marrë më shumë “reactions” ka qenë Meri, e ndjekur nga Juli, Romeo, Roza, Ilnisa, Ledjona, Meritoni dhe për të vijuar tek ata ndaj të cilëve ka më pak reagim si Elvisi, Ervini dhe Gabriele.
Numri mesatar i reagimeve për postim, duke llogaritur totalin e reagimeve dhe duke e ndarë me numrin total të postimeve për çdo banor, ka nxjerrë në vend të parë Romeon, të ndjekur nga Alfio, Elvisi, Roza, Egla, Ledjona, Heidi, Rikja, Juli, Meri, Sara, Meriton, Ilnisa, Gabriele, Vesa, Gazmenti, Ervini dhe Drini. ‘Kilo User per Post’ është një tregues që ofron një vlerësim më të thellë të marrëdhënies ndërmjet ndjekësve dhe banorëve, duke zbuluar preferencat e tyre dhe angazhimin e tyre ndaj personaliteteve të ndryshme.