Edhe Klarenc Sedorf është rreshtuar mes atyre që mendojnë se Milani duhet të kishte fituar mbrëmë në “Signal Iduna Park”.
Më analizën e tij, holandezi theksoi: “Milani tani ka besim dhe përvoja e vitit të kaluar në Ligën e Kampioneve do të sjellë më shumë vetëdije dhe qetësi. Sipas mendimit tim, Milani është më i pjekur.
Derbi mund ta ketë përgatitur ekipin, duke i bërë djemtë të mendojnë për të marrë situatën në dorë e për të filluar përsëri, por dje nuk tregoi kurajë. Mund të kishte qenë më i guximshëm. Tani i duhet të marrë rezultat në Paris, por është mëkat që nuk doli me pikë të plota nga Dortmundi. Për disa momente mendova se Pioli kërkon të mos pësonte e të shënonte me kundërsulm”.