Barazim me 8 gola, Inter dhe Juventus ‘dështojnë’ të thyejnë rekordin historik

Derbi i Italisë” numër 252 në histori mes Interit dhe Juventusit prodhoi plot 8 gola. Barazimi 4-4 shkruan një faqe të re në librat e rekordeve, gjithsesi të pamjaftueshme për t’i thyer ato.

Kjo është hera e tretë që mes dy skuadrave shënon të paktën 8 gola në një ndeshje të kampionatit. Më 10 qershor 1961, Juventus fitoi me rezultatin 9-1 që është edhe rezultati më i thellë mes dy ekipeve.

Ndërsa sfida e sotme barazoi rekordin e 17 janarit 1932. Asokohe, torinezët festonin me një triumf 6-2.

Pavarësisht se në historinë e përballjeve mes tyre janë shënuar të paktën 8 gola në dy sfidat e shkuara, kjo e sotmja ishte e para që prodhoi 5 gola brenda 45 minutëshit të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top