Bayer Leverkusen nuk ia doli që të merrte 3 pikët përballë Bayern Munich edhe pse ishin ata që dominuan. “Aspirinat” zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme, por pa gjetur rrugën e rrjetës, me sfidën që përfundoi 0-0.
Pas këtij dueli ka folur edhe mesfushori shqiptar i Leverkusen, Granit Xhaka. Ky i fundit shprehet se ishte zhgënjyese për shkak se nuk fituan dot, duke marrë parasysh rastet shumta që kishin për gol.
“Nëse e shikoni ndeshjen për 90 minuta, ishte një paraqitje e madhe nga ne. Kemi pasur shumë raste, por nuk shënuam dhe kjo është zhgënjyese në fund. Duhet të kishim fituar. Duhet të lavdërojmë veten për performancën, meriton shumë respekt. Për momentin nuk na intereson renditja”, është shprehur mesfushori i Leverkusen.