Barça ka dominuar takimin, por ajo që ka rënë në sy është pozicioni jashtë loje. Reali ka dal në pozicione off-side 12 herë, një shifër që tregon se Barcelona ka përdor taktikën e pozicionit artificial.Kounde, francezi ka qenë lojtari që ka prekur më shumë herë topin nga të gjithë me plot 73 prekje.
Një tjetër fakt interesant është se Yamal ishte lojtari që goditi më shumë herë drejt portës me 4 goditje në kuadrat. Gjithsej u gjuajt 15 herë nga Barcelona dhe 9 herë nga Reali. Mbajtja e topit si historikisht foli për katalunasit me 58.3% ndaj 41.7 % të vendasve. Faulat e kornerat folën në dobi të madrilenëve, porn ë fund ata nuk është se shfrytëzuan ndonjë goditje dënimi apo ndonjë korner për të shënuar.
Ekipi nga Madridi madje nuk shënoi as golin e nderit dhe merr kështu humjen më të thellë të sezonit deri në këtë pikë që flasim. Lojtari i ndeshjes u shpall Raphinha që u tregua lider i vërtetë në fushë dhe menaxhoi situata si dhe shënoi si braziliani legjendar Ronaldinho i Barcelonës.
Statistikat e El Clasicos