Bastet, moti dhe transmetimi/ Ja çfarë duhet të dini për duelin Moldavi-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare do të sfidojë në transfertë Moldavinë në orën 18:00 në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor që do të luhet në stadiumin ‘Zimbru’.

Sa i përket motit, temperaturat do të jenë të ulëta në orarin e ndeshjes që do të luhet në kryeqytetin moldav, Kishinau. Parashikohet nga 3 deri në 10 gradë celsius, ndërkohë që qielli do të jetë i hapur dhe pa reshje shiu, me një erë të lehtë. Transmetimi i ndeshjes do të nisë nga ora 18:00. Dy transmetuesit zyrtarë do të jenë “TV Klan” dhe “Supersport”.

Kompanitë e basteve në Europë e shohin favorit ekipin kuqezi për të fituar ndeshjen që do të luhet sot në orën 18:00 në Moldavi, e cila është e parafundit për grupin eliminator. Një fitore e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 1.80, ndërsa barazimi shkon deri në 3.45. Sipas kompanive ndërkombëtare, triumfi i mundshëm i vendësve vlerësohet me 4.70, ndërsa 2.25 është kuota e shënimit të 3 golave në këtë takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top