Luiz Ejlli dhe aktorja Olta Gixhari kanë pasur një debat shumë të fortë me njëri-tjetrin këtë javë gjatë qëndrimit të tyre në ‘burg’. Ky debat erdhi pas një provokimi të këngëtarit, i cili tha se po negocionte me Vëllain e Madh, për një shkëmbim me banorët.
Olta ka komentuar me banorët e tjerë, por edhe në dhomën e rrëfimit sjelljen e Luizit, ndërsa nuk la pa komentuar edhe moderatoren Kiara Tito, teksa tha se kjo e fundit nuk i bën dy lekë si lojtare, pavarësisht se e ka xhan. “Si njeri e dua, ama Kiara si lojtare dy lekë nuk e bën”- tha Olta, e cila ndërsa komentoi më pas provokimin e Luizit tha se ra pre e lojës së tij.
“E pranoj që rashë pre e lojës, Luizi më bëri ta besoj që ai kishte bërë negociata me Vëllain e Madh se pse ka hyrë shumë shpesh në dhomën e rrëfimit. Dhe kur më tha që erdhi zarfi i bardhë tha që ne do dilnim. Ai e bëri skemën shumë perfekt. Fillova të kisha pikëpyetje.”- tha Olta.
Ndërkaq, edhe Luizi tha se nuk ka aspak lidhje me Vëllain e Madh siç pretendon Olta. “Të gjithë e dimë dhe jemi të vetëdijshëm që çfarë thuhet në dhomën e rrëfimit ngelet aty. E dyta nuk përdoret kurrë Vëllai i Madh sikur është krah lojës sime. Vëllain e Madh se kam përdorur kurrë. Sepse kam hyrë në dhomën e rrëfimit do ta marrësh vesh në fund.
Jam po unë që thashë kur erdhi zarfi për Xhonin, që ai do ishte në nominim. Kam parashikuar shumë raste. Edhe për Tanin kam parashikuar se do jetë humorist. Mos u merr me mua, unë mund të parashikoj çfarë të dua.”– u shpreh Luizi.