Bëhet gati “çeku” prej 67 milionë eurosh, United i “shkel” syrin yllit të Real Madrid – FokusNews.al

Manchester United këtë sezon duket shumë larg pritshmërive të drejtuesve, me stolin e Erik tan Hag që gjithmonë e më shumë po lëkundet pas paraqitjeve në kampionat.

Por pavarësisht kësaj, ekipi i këtij sezoni nuk është në lartësinë e duhur, për këtë drejtuesit kanë nisur që tani të mendojnë për merkaton e ardhshme. Kështu në radarin e tyre ka përfunduar ylli i Real Madrid.

Bëhet fjalë për Aurelien Tchouamenit, i cili gjithashtu është në radarin e Liverpool. “Djajtë” janë të gatshëm të shpenzojnë 67 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili u transferua nga Monaco në Madrid në vitin 2022. Bisedimet mes klubeve pritet të nisin në muajt  në vazhdim dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e francezit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top