“Bëri një vesh shurdh dhe rrezikoi”, media spanjolle: Imazhi i trajnerit është riparuar, si Shqipëria i shpëtoi karrierën Silvinjos

Shqipëria arriti të kualifikohej në Europian si e para e grupit duke mundur kombëtare si Polonia dhe Çekia.

Këtë sukses të arritur me një trajner si Silvinjo, nuk ka harruar ta përmendë edhe spanjollja “Sport.es”, e cila ndër të tjera në artikullin e publikuar shprehet se Shqipëria i shpëtoi karrierën Silvinjos, i cili është rikthyer bindshëm në “skenë”.

“Karriera në stol e Silvinjos, ish-mbrojtësit të majtë të Barçës, ndali pasi u shkarkua nga Korinthias (klub ku ai ka luajtur edhe si futbollist), në shkurt të vitit të kaluar. Ai e pagoi shtrenjtë paqëndrueshmërinë dhe vetë klubi i mbylli dyert në merkato.

Ai ishte në kërkim të një eksperience të re si trajner i parë pas nxehmjes që bëri si asistent i Roberto Mançinit tek Interi, me Titen në kombëtaren e Brazilit dhe duke pasur një qëndrim të shkurtër te Lioni në Francë ku gjërat nuk funksionuan për të. Federata Shqiptare e Futbollit e thirri atë për ta emëruar trajner, një post, teorikisht, për të qeshur në panoramën e futbollit europian.

Silvinjo bëri një vesh të shurdhër ndaj atyre miqve që e këshilluan të mos e lidhte emrin e tij me Shqipërinë. Ai mori një vendim me rrezikshmëri të lartë, duke pranuar postin në janar të këtij viti… dhe në fund ia doli. Shqipëria do të garojë në fazën finale të Europianit për herë të dytë në historinë e saj.

Ata u kualifikuan në një grup ku favoritë ishin Polonia e Levandovskit dhe Çekia. Imazhi i Silvinjos është riparuar në vendin e tij dhe ai ka fituar besueshmëri ndërkombëtare. Në moshën 49-vjeçare, ai është ende një trajner i ri, studioz, këmbëngulës dhe shumë elastik”, thuhet në artikull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top