Qetsor Ferrunaj, fitues i edicionit të dytë të ”Big Brother Albania”, u rikthye në këtë format “Vip” me synimin për të triumfuar sërish.
Që nga hyrja e tij ka habitur me veprimet e tij, pa kaluar 24 orë nga hyrja e tij në këtë program, ai bëri dush duke u zhveshur nudo para kamerave.
Një tjetër veprim i tij nuk është pranuar nga audienca e këtij formati. Derisa ishin duke festuar të gjithë banorët, Qetsori bën veprimin e turpshëm ndaj Kiarës, kthehet dhe e shikon nga prapa.
Nuk dihet nëse produksioni do të dërgojë ndonjë zarf të zi në shtëpi, pasi në rrjete sociale kërkohet përjashtimi i Qetsorit.
Luizi dhe Qetsori kanë biseduar me njëri-tjetrin mëngjesin e kësaj të mërkure. Këngëtari ishte duke pastruar në kuzhinë, kur ish-fituesi i “Big Brother 2” i tha të bëjë ndonjë punë se është në nominim.Luizi nuk ia kurseu përgjigjen dhe me ironi i tha: “Jam i rrezikuar, më dridhen duart”.Luizi: Duken sikur më hanë kur lënë pa larë
Qetsori: Ja dhe pak, do të çohet ndonjëri nga këta që janë në nominim, se harrova se je dhe ti në nominim. Pastroi të gjitha, bëji xham. Luizi: Këtë herë ngaqë jam shumë i rrezikuar, janë duke mu dridhur duart, kam frikë se mos i thyej. Qetsori: Po nuk bëre të pamundurën, ike në Tiranë.Luizi: Këtë herë kam frikë se nuk e përballoj.