Ka startuar Kampionati Kombëtar i Superligës në basketboll per meshkuj, teksa janë luajtur takimet e javës së parë. Vllaznia, falë 36 pikëve të Powell dhe 25 të Jalon, mundi 95-87 Vllazninë në Shkodër. Rezultat zhgënjyes për vendasit, që synon një start tjetër të sezonit.
Në Fier, ekipi kampion i Besëlidhjes fitoi 101-80 ndaj Apolonisë, sfidë e komanduar nga lezhjanët, që u shkëputën që në fillim. Më pas, për Besëlidhjen ishte e lehtë të administronte avantazhin, ku u dallua Hamati me 21 pikë.
Fitore të vështirë arriti skuadra e Tiranës, që në “Fahrie Hoti” mundi 78-72 Kamza Basket. Edhe pse miqtë e nisën më mirë takimin, bardheblutë arritën të përmbysin shifrat në periodën e tretë dhe më pas e ruajtën epërsinë deri në fund. Hysenagolli me 24 pikë e 23 rebound ishte më i miri në fushë.
Në tri ndeshjet e Kategorisë së Parë par meshkuj, tri fitore të skuadrave mike. Skënderbeu fitoi thellë 105-75 derbin juglindor me Pogradecin, ndërsa Partizani mundi 77-49 Flamurtarin në Vlorë. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri edhe Elbasani, që fitoi 96-65 ndaj Fieri Basket.
Superliga-Meshkuj, java e parë
Vllaznia – Teuta, 87-95
Tirana – Kamza Basket, 78-72
Apolonia – Besëlidhja, 80-101
Renditja: Teuta 2 pikë, Besëlidhja 2 pikë, Tirana 2 pikë, Kamza Basket 1 pikë, Vllaznia 1 pikë, Apolonia 1 pikë.
Kategoria e Parë-Meshkuj, java e parë
Pogradeci – Skënderbeu, 75-105
Flamurtari – Partizani, 49-77
Fieri Basket – Elbasani, 65-96
Renditja: Partizani 2 pikë, Skënderbeu 2 pikë, Elbasani 2 pikë, Fieri Basket 1 pikë, Flamurtari 1 pikë, Pogradec 1 pikë.