Neroaxurët për shopping te Napoli.
Inter e ka nisur mjaftë mirë merkaton e verës duke siguruar shërbimet e Marcus Thuram, ndërsa Marotta po punon edhe për prurje të reja në skuadër.
Andre Onana do të largohet nga Interi këtë verë dhe zikaltrit e kanë gjetur pasuesin te rivalët e tyre Napoli.
Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e portierit të Napolit, Alex Merat dhe Marotta ka nisur kontaktet me presidentin De Laurentiis.
Meret u shpall kampion me Napolin sezonin e shkuar, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024.
De Laurentiis është i hapur për shitjen e tij dhe Neroaxurët janë të gatshëm të shpenzojnë 15 milionë euro.